fbpx

Deputetja e VMRO-së: Grubi, ai nuk është Agolli por Sharlo!

“Kjo nuk është përmendorja e Agollit por e Metodija Shatorov-Sharlo” është ky reagimi i deputetetes së VMRO-DPMNE-së, Liljana Zaturoska pas vendosjes së përmendores e cila ende nuk ka tabelë përshkrimi, gjë e habitshme për të cilën Portalb shkroi ditë më parë, por sipas pretendimeve të shefit të kabinetit të Ali Ahmetit, se përmendorja e vendosur në sheshin “Maqedonia” është e veprimtarit shqiptar Nexhat Agolli.
LEXO: Përmendorja u vendos në Shkup, askush nuk e di se kush është (FOTO)

“Të dinte t paktën pak historinë, z.Artan Grubi dhe të kushte të paktën pak më shumë kapacitet, horizonte njerëzore dhe kulturore si dhe të mos të ishte i kapluar me urrejtje, irredentizëm, thjeshtësi, cektësi dhe dëshirë për vetë-promovim se sa shqiptar i madh që është. Si dhe ti kishte ngjarë pak Nexhat Agollit i cili e ka dashur aq shumë shtetin tonë të përbashkët, si dhe të lexonte diçka për të, do të dinte se si ai është dukur dhe si ka vepruar dhe në ashtu rrethana, të komplikuara për të, do të ishte i vetëdijshëm se personi në përmendore para së cilës ai ka bërë fotografi, nuk është Nexhat Agolli por është Metodija Shatorov-Sharlo!” shkruan Zaturoska, transmeton Republika.

Duke ironizuar më tej Grubin aj shton se “Megjithatë, Grubi shumë bukur duket para përmendores dhe nuk do të përzihem në vlerësimet e tij se a është më i bukur nëse gjendet në Dardani sepse edhe në ishte në Dardani, është vendi jonë apo?” shkruan Zaturoska.

Mbetet të shihet sa kjo deputete ka të drejtë nëse përmendorja vërtetë nuk është e veprimtarit shqiptar dhe Grubi ka bërë një gabim trashanik.

Postimi i Zaturoskes
Postimi i Zaturoskes

/Portalb

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close