fbpx

Ermal Mamaqi dhe Julian Deda bashkë në PD

Dy aktorët e njohur komikë Julian Deda dhe Ermal Mamaqi kanë qënë të pranishëm në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Duke ndjekur fjalimet e pjesëtarëve të kësaj partie, dy miqtë e vjetër siç duket do jenë prapë bashkë në disa projektë jo  më artistike, por politike.

Dyshja e humorit e nisën aventurën e tyre bashkë në Portokalli, një show mjaft i ndjekur, por që pas disa vitesh grupi SHBLSH u largua.

Me një sukses të madh Juli dhe Ermali u prezantuan para publikut në një show tjetër “Apartamenti 2XL”.

Edhe pse Juli vazhdon të jetë pjesë e këtij spektakli, Ermali ka vazhduar karrierën e tij në një emsionin ku e drejton ai “7 ditë pa Ermalin”.

Por veprimtaritë  e ndryshme të jetës nuk i ka ndarë këta shokë, të cilët tashmë do i shohim duke përkrahur njëri-tjetrin në politikë, si pjesë e PD./ Oranews/

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close