Katalonia, referendum për pavarësi nga Spanja

Presidenti i rajonit të Katalonias në Spanjë, Artur Mas, ka nënshkruar dekretin për mbajtjen e referendumit për pavarësinë më 9 nëntor të këtij viti.

Blloku që mbështet pavarësinë në rajonin verilindor ka marrë hapa së fundmi, në kohën që po kalohen vështirësi të mëdha ekonomike.

Qeveria e Spanjës ka deklaruar se do ta bllokojë referendumin e planifikuar, duke apeluar në Gjykatën Kushtetuese.

Pak ditë më parë, një referendum për pavarësi ka mbajtur edhe Skocia, por qytetarët kanë votuar në favor të qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar./ Zëri

Lajme të ngjashme

Back to top button