fbpx

Më në fund martohet Xhorxh Kluni, me libanezen Alamudin (VIDEO)

I shpallur disa here si mashkulli më seksi në botë, 53-vjeçari Xhorxh Kluni do të lidhë kurorë me avokaten 36 -vjeçare Amal Alamudin në qytetin e Venecias, i cili është pushtuar nga ethet e një dasme madhështore, te programuar mbrëmjen e te shtunës. Aktori i njohur dhe e fejuara e tij kanë mbërritur në qytet me varkë.

Festimet pritet të jenë madhështore, ndërsa emra të famshëm të hollivudit pritet të marrin pjesë në këtë ceremoni. Xhorxh Kluni ka rezervuar hotelin Aman Canal Grande në pallatin Papadopoli.

Mes emrave të mëdhenj të ftuar në këtë dasmë janë: Rande Gerber dhe Cindy Crawford, të sapomartuarit Brad Pitt dhe Angelina Jolie dhe aktorët Matt Damon dhe Sandra Bullock. Megjithëse pjesa më e madhe e festimeve do të mbahen gjatë fundjavës, ceremonia zyrtare civile e martesës do të mbahet të hënën në bashkinë e Venecias, nje ndërtim i shekullit të 14-të./ Vizionplus

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close