fbpx

Vit me larmi filmash shqiptar, por e bëjmë pushim në “Oscar”

Komisioni i mbledhur me këtë rast, ka votuar kategorikisht për të mos dërguar asnjë nga prodhimet kinematografike në fazën seleksionuese.

Ndryshe nga sa ka ndodhur vitet e fundit, Shqipëria nuk do të përfaqësohet me asnjë film në fazat paraseleksionuese të çmimeve “Oscar”. Kjo s’tingëllon aspak mirë për kinematografinë shqiptare, pikërisht në një nga vitet, si rrallë herë, me prodhim më të bollshëm filmash vendës. Madje janë shfaqen as në ekranin e madh të kinemave tona, ku është dashur të sfidojnë shpesh me audiencë edhe filmat “hollywoodian”-ë që janë natyrisht më të shumë si prurje. Ndër to mund të përmenden “Ada” i Spartak Pecanit, “Millenium” i Besnik Bishës, “Amaneti” i Namik Ajazi “Amsterdam Expres” i Fatmir Koci, “Simon” i Joslin Rama etj. Dy kandidatët kryesor për të shkuar kanë qenë dy filma me skenaristë të huaj si “Ada” dhe “Amsterdam Expres”, por komisioni prej 5 specialistësh i mbledhur me këtë rast, ka votuar kategorikisht për të mos dërguar asnjë prej të dyve në fazat seleksionuese ku marrin pjesë filma nga 160 vende të botës.

Si rrallë herë gjatë këtyre viteve, përmes një votimi të fshehtë (këtu hyjnë edhe ‘xhelozitë’ mes njerëzve të kinemasë), kineastët tanë i kanë ndaluar filmit shqiptar qoftë edhe një prezantim sado modest në arenën më gjigante ndërkombëtare, siç është ajo e “Oscar”. Të vjen çudi, duke pasur parasysh që atëherë kur s’kemi pasur filma të larmishëm për të çuar në seleksionimin paraprak të “Academy Awards”, pikërisht atëherë e kemi gjetur një film, pavarësisht nga niveli, për ta prezantuar përtej Oqeanit. Në 2011-n ishim në garën paraprake për “Oscar” në kategorinë e filmit të huaj më të mirë; në 2012-n u përfaqësuam me “Pharmakon” të Joni Shanajt, kurse vjet me “Agon” të Robert Budinës./ ikub.al

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close