fbpx

Një top futbolli në Mars

Futbolli nuk është sporti më popullor vetëm në Tokë. “Curiosity”, roboti i NASA-s i ndodhur në sipërfaqjen e Marsit që prej dy vitesh, vazhdon të dërgojë në tokë imazhe mbresëlënëse nga “Planeti i kuq”.

Foto më të fundit të mbërritura nga milion kilometra larg dhe e bërë publike nga agjencia amerikane e hapësirës tregon një gurë marsian në formë sferike perfekte, që ngjason shumë me një top futbolli.

Fatkeqësisht “topi” nuk është lënë nga marsianë me pasion futbollin, por ka një shpjegim tjetër. E para, guri është shumë herë më i vogël se sa paraqitet në pamjet e sjella nga “Curiosity”, vetëm 1 centimetër i gjërë dhe studiuesit besojnë se është lënë pas nga tharja e liqeneve dhe lumenjëve të Marsit miliona vite më parë.

Ky imazh nuk është i pari që sjell në Tokë format e çuditëshme të gurëve dhe shkëmbinjëve marsianë. Më herët roboti solli pamjet e një masivi guror i vendosur në formën e një semafori rrugor. / Top Channel

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close