Rama: S’hedhim baltë, shikojmë punën tonë
Kuvendi i Partisë Demokratike ka pritur reagimet e para sot nga socialistët. Pas deklaratës së deputetit socialist Erion Braçe, edhe kryeministri Edi Rama është shprehur për Kuvendin e PD-së në profilin e tij në Facebook.
Përmes një statusi, ai deklaroi se në ndryshim nga qeverisja demokrate, që hidhte baltë mbi opozitën kur PS-ja bënte kongres në opozitë, tani qeveria shikon punën e saj.
“Ja dhe një shembull i ndryshimit real: Kur bënim kongres në opozitë, qeveria na gjuante me baltë, sot PD bën kongres, qeveria sheh punët e saj”, shkruan Rama./Shekulli/