Serbia refuzon kërkesën, asnjë tifoz shqiptar në Beograd

Ndeshja Serbi-Shqipëri do të luhet pa praninë e tifozëve shqiptarë. Lajmi konfirmohet nga mediat serbe, si dhe Federata Shqiptare e Futbollit. Pak ditë më parë, një grupim i tifozëve kuqezinj dhe i “Plisave” të Prishtinës patën bërë një takim në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku kërkuan që kjo e fundit t’u siguronte atyre biletat për ndeshjen e 14 tetorit në Beograd.

Ndonëse me rregullore të FIFA-s dhe UEFA-s, çdo skuadër ka të drejtën e 5 për qind të biletave kur luan në transfertë, nisur nga përplasjet e mëdha në vitet e fundit mes serbëve dhe shqiptarëve, FSHF-ja gjykoi se më së pari do t’i kërkonte homologes serbe garantimin e sigurisë së tifozëve shqiptarë.

Në këmbim, FSHF-ja garantoi se do bënte të njëjtën gjë edhe për tifozët serbë në ndeshjen që do luhet vitin tjetër në “Elbasan Arena”.

REFUZIMI – Pas disa ditësh pritjeje, dje ka mbërritur edhe shkresa zyrtare në federatën tonë, sipas të cilës, pala serbe ka refuzuar kërkesën.

“Nuk di të them me siguri të plotë për shkresën, por edhe unë kam dijeni nga mediat se federata serbe nuk ka dhënë garanci për tifozët shqiptarë”, ka thënë për “Panorama Sport” zëdhënësi i FSHF-së, Dritan Kokona. /albeu.com/

Lajme të ngjashme

Back to top button