Besimi: Qeveria realizon edhe projektet shqiptare

Zv/kryeministrit Fatmir Besimi në 100 ditë qeveri në emër të BDi-së numëroi  projektet e realizuara në këtë tre mujor përfshijnë edhe projekte të ideuara nga BDI-ja, të shpalosura gjatë fushatës parazgjedhore. Besimi përmendi korridorin 8 si dhe projekte kulturore në komunat shqiptare.

“Dua të them se ajo që është me rëndësi në kuadër të projekteve të asaj periudhe është korridori 8 i cili ka filluar me punë. Korridori 8 Kërçovë-Ohër. Pastaj pjesët e tjera të infrastrukturës siç janë ujësjellësi në Likovë dhe Tetovë, vazhdojnë punët. Gjithashtu projektet që janë në fushën e kulturës, sheshi Skënderbe në Çair, faza e dytë do të financohet nga qeveria dhe gjithashtu projektet të kulturës, teatri kombëtar në Shkup, teatri dhe biblioteka në Tetovë  dhe projekte të tjera që gjithashtu janë të rëndësishme për qytetarët”, u shpreh Fatmir Besimi, zv/kryeministër.

Zv/kryeministri Besimi njoftoi se në mënyrë më të detajuar, projektet do të prezantohen ditën e hënë në selinë e BDI-së në Tetovë, nga vetë kryetari Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Pasi qeveria financon projektet Shqiptare, atèhere edhe BDI , burgos Shqiptarèt, mbron hiliganèt Maqedonas , qorton USA ……plotè e pèrplotè veprime tjera nè dèm tè Shqiptarve
    TI JE NJÈ HIPOKRIT

Back to top button