Shurman: Qytetarët janë lodhur nga “Shkupi 2014”

Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Maqedoni Mariet Shurman në një intervistë për Inbox7 ka deklaruar se tek qytetarët e Maqedonisë po vërehet një lodhje sa i përket projektit “Shkupi 2014”.

“M’u për këtë mendoj se shqetësimi i qytetarëve është i arsyeshëm, jo vetëm në Shkup, por edhe në qytetet tjera, kur duhet të kemi përgjigje në pyetjen se: Cfarë po ndodhë me paratë e mia. Dollarin tuaj, euron ose denarin, mund ta shpenzoni vetëm njëherë, dhe sic thashë, lidhur me shpenzimin e parave në investime joproduktive, gjë që shikuar në plan afatgjatë, nuk kontribuon për zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin. Qytetarët me të drejtë pyesin, nëse ka mundur të kishte investime më produktive”, ka thënë ambasadorja Shurman, e cila është emëruar për përfaqësuese speciale  të NATO-së për paqe, stabilitet dhe gra.

Lidhur me përkeqësimin e gjendjes në sferën e lirisë së medias, zonja Shurman, ka theksuar se indikatorët tregojnë se kjo gjendje vazhdon më shumë vite, gjë me të cilën konfirmohet shqetësimi i tyre për mediat.

Lajme të ngjashme

Back to top button