Komuna Saraj përuron një rrugicë në Kondovë

Komuna e Sarajit po vazhdon të realizoj projektet e saja, sa I përket zhvillimit të infrastrukturës lokale. Sot edhe zyrtarisht u përurua një rrugicë në vendbanimin Kondovë. Rrugica u shtrua me pllaka të bekatonit. Ky investim u realizua nga mjetet buxhetore të Komunës dhe që kap një vlerë prej katër  milion denar.

Kryetari i Komunës së Sarajit Bekim Murati u shpreh se Komuna për rrugë lokale ndanë buxhet të posaçëm dhe deri në fundë të këtij viti me pllaka të bekatonit do të shtrohen reth njëzet rrugë në vendbanime të ndryshme të teritorit të Komunës së Saraajit.

“Ky projekt është konform planeve dhe programit vjetor të cilin e ka miratuar Komuna e Sarajit për këtë vit. Për ndërtimin Komuna ka ndare mbi 12 milion denare, synimi I joni është të permiresojm infrastrukturën në të gjitha vendbanimet në teritorin e Komunës së Sarajit. Kjo rrugë kapë një sipërfaqe prej 3000 metra katror, ndërsa në përgjithsi është e mbështetur nga buxheti I Komunës dhe që kapë vlerën katwr milion denar”, deklaroi Bekim Murati, Kryetar I Komunës së Sarajit.

Konform programit të parapar në Komunën e Sarajit, pritet që deri në fund të vitit të realizohen të gjitha projektet për ndërtimin dhe renovimin e rrugëve dhe rrugicave.

Kryetari Bekim Murati, me ekipin e Komunës së Sarajit, vizitoi nga afër edhe realizimin e punimeve edhe në vendbanimin Rashçe, ku për momentin punimet janë në fazën finale, të dy rrugucave ku shtrohen me pllaka të bekatonit.

Lajme të ngjashme

Back to top button