fbpx

Duke mos lejuar grevë me çdo kusht, përkeqësohet arsimi në Maqedoni

Në prag të protestave të paralajmëruara në arsim, qeveria me gjithë forcën mundohet ta ndalojë. Mirëpo kjo nuk do ti zgjidh problemet në këtë sektorë.

Punëtorët arsimorë thonë se gjendja në arsim është e vështir dhe kjo zgjat me vite  ndërsa institucionet me qëllim apo jo, nuk ndërmarrin masa për tejkalimin e kësaj gjendje, dhe ndonjëherë janë vet gjeneratorë të të njëjtave.

“Një pjesë e madhe e anëtarëve tonë janë simpatizues apo anëtarë të partive që janë në pushtet të cilëve ju bëjnë thirrje dhe në mënyrën e tyre ju thonë që të mos marrin pjesë në grevë. Nuk mund të them me saktësi se si i kërcënojnë, por megjithatë ne mund të parashikojmë se në çfarë mënyrë ju bëhet presion”, deklaroi Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.

Nedellkov për REL theksoi problemet e shumta me të cilat ballafaqohen punëtorët e arsimit, sidomos me kushtet e vështira për zhvillim të mësimit nëpër shkolla.

Ndryshe, vetëm dy ditë nga greva e paralajmëruar e mësimdhënësve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës fton liderin e Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës (SASHK) Jakim Nedelkov për bisedime rreth grevës, testimit ekstern dhe çështjeve të tjera që prekin fushën e arsimit.

 

 

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close