Chelsea bëri ofertë tronditëse për Messi-n

E pas Manchester Cityt dhe PSG, tani zbulohet edhe oferta tronditëse e skudrës së Jose Mourinhos që kishte bërë gjatë merkatos së verës për yllin e skuadrës së Barcelonës, Lionel Messi.

Tabloidi britanik “Daily Express” zbulon një prapaskenë interesante të merkatos së verës, e cila mund të rezultonte një bombë e vërtetë për tregun e shitblerjes së lojtarëve.

Sipas të dhënave ende të pakonfirmuara, Jose Mourinho ka bërë një ofertë prej 150 milionë eurosh në adresë të Barcelonës për Lionel Messin.

Pavarësisht se stretegu portugez nuk ka shprehur asnjëherë simpati për yllin argjentinas, oferta është prezantuar në adresë të klubit katalanas që mesa duket drejtuesit e klubit spanjoll kanë kthyer përgjigje negative./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button