Vardari – Shkëndija luajnë me 22 tetor

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka njoftuar zyrat e KF Vardarit dhe KF Shkëndijës se Komisioni për gara ka pranuar kërkesën e Vardarit për shtyrjen e takimit të kthimit të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë. Për shkak se disa futbollistë të Vardarit do të kenë angazhime me ekipet kombëtare, takimi i kthimit në Kupën e Maqedonisë Vardari-Shkëndija do të zhvillohet më 22 tetor, me fillim në orën 14:30.

Paraprakisht ishte caktuar që ndeshja të luhet më 14 tetor, njëjtë si ndeshjet tjera të kësaj faze, mirëpo pasi drejtuesit e Vardarit argumentuan kërkesën e tyre me fakte për mungesën e disa futbollistëve standard, Komisioni për gara përgjigjet pozitivisht për shtyrjen e takimit.

Ditë më parë Shkëndija mundi 2:1 Vardarin në ndeshjen e parë të 1/8 së Kupës së Maqedonisë dhe në takimin e kthimit më 22 tetor shkon në Shkup me epërsi minimale.

Lajme të ngjashme

Back to top button