Ademi fton SASHK-un për bisedime

Vetëm dy ditë nga greva e paralajmëruar e mësimdhënësve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës fton liderin e Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës (SASHK) Jakim Nedelkov për bisedime rreth grevës, testimit ekstern dhe çështjeve të tjera që prekin fushën e arsimit.

“Në pajtueshmëri me thirrjet e SASHK-ut gjatë ditëve të fundit për vazhdimin e bisedimeve në kuadër të dialogut social, Ministria e Arsimit dhe Shkencës fton në takim udhëheqësin e kësaj organizate sindikale, të dielën në ora 11.00 në hapësirat e ministrisë. Njëkohësisht, Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se rritja e pagave të të punësuarve në sferën e arsimit është e definuar në Programin për punën e Qeverisë, ku parashihet që pagat mujore të rriten për 4 për qind, duke filluar nga ky vit kalendarik, ndërsa viteve të ardhshme rritja do të varet nga mundësit buxhetore. Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Shkencës pranon debat edhe për përmirësimin e sistemit të testimit ekstern, por, vetëm në drejtim të rritjes së njohurive të nxënësve dhe ngritjen e objektivitetit të arsimtarëve gjatë notimit”, thuhet në njoftimin me shkrim të Ministrisë së Arsimit.

 

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Tani eshte koha qe edhe Shoqatat e arsimtarve Shqiptarè tè intervenoj pèr tè gjitha magèsitè bè arsim

Back to top button