Kosovë, seanca në Kuvend vazhdon më 2 tetor

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës tani më edhe zyrtarisht është caktuar të enjten e ardhshme, më 2 tetor.

Në web-sajtin e Kuvendit është qartësuar edhe se çfarë rendi të ditës do të ketë.

“Seanca konstituive, E Enjte, 02.10.2014 10:00, Rendi i ditës:
Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit”, thuhet ndër të tjera në këtë njoftim.

Paraprakisht Indeksonline kontaktoi edhe me sekretarin e Kuvendit, Ismet Krasniqi ku kërkoi nga ai përgjigjen se a i janë dërguar ftesat deputetëve, mirëpo Krasniqit nuk preferoi të flas. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button