Sytë kërkojnë kujdes dhe mbrojtje të veçantë gjatë verës, mos i lini pasdore

Shpesh i lëmë pas dore ata, duke harruar t’i mbrojmë. Por shikimi, është një gjë mjaft e rëndësishme që duhet ruajtur mirë gjatë stinës së nxehtë. Për këtë, sugjerohen 13 rregulla të thjeshta dhe të dobishme:

1. Në qoftë se ju ndodh që të vuani nga dridhja e syrit, atëherë bëni mirë që para se të niseni me pushime, të kontrolloheni tek okulisti dhe të merrni ilaçet e duhura.

2. Në male dhe dete, jini i vëmendshëm ndaj diellit të tepërt pasi mund të shkaktojë ‘keratitis actinic’, ose inflamacion i korneas.

3. Mos harroni se dielli do të thotë më shumë rrudha në zgavrat e syve tuaj.

4. Era dhe dielli, shkaktojnë edhe të ashtuquajturit “sy të thatë” dhe “sytë e skuqur”.

5. Dielli i tepërt mund të nxjerrë në pah edhe kataraktet e syve tuaj, ndaj duhet të mbroheni prej tij.

6. Ruajuni shumë nga insektet, pasi nëse ata ju hyjnë në sy, duhet që të kontaktoni menjëherë dhomën e urgjencës.

7. Në udhëtime gjithmonë mbani me vete produktet e syve që ju ka rekomanduar okulisti, sepse ato nuk mund të gjenden kudo kur shkoni me pushime.

8. Syzet e diellit, duhet gjithmonë të kenë shenjën CE dhe të jenë të rekomanduara nga një mjek sysh.

9. Gjithmonë mbani rezervë një palë lente kontakti dhe një palë syzesh zëvendësuese.

10. Shmangni ndërhyrjet në sy pa u konsultuar më parë me një specialist.

11. Në rastin e miopisë, këshilla është të pini shumë ujë.

12. Kini kujdes nga viruset që mund të jenë të pranishëm në ujin e detit dhe pishina.

13. Informohuni rreth kushteve higjienike të vendeve ku keni planifikuar pushimet

Lajme të ngjashme

Back to top button