Kida e ka seriozisht me muzikën

Nuk ka shumë kohë që i ka hyrë skenës muzikore shqipe por duket se këngëtarja Kida e ka marrë seriozisht punën si këngëtare.

Brenda një viti ajo ka ardhur me disa këngë, dy prej tyre ishin në bashkëpunim me reperët Mc. Kresha dhe BimmBima. Por, Kida nuk ndalon me kaq.

Ajo ka xhiruar pjesët e klipit të këngës së saj me të re që do lansohet shumë shpejt. Këtë gjë e ka konfirmuar producenti Zzap përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’. Ndër të tjera, Zzap ka theksuar se edhe një këngë tjetër do të del me klip e ajo është e këngëtares Enca dhe reperit Mozzik. (Tribuna)

Lajme të ngjashme

Back to top button