Buçkovskit i kërkohet që të vuaj dënimin me burg

Ish-kryeministrit dhe ish-liderit të Lidhjes Socialdemokrate, Vlado Buçkovski këtyre ditëve i ka mbërritur ftesa për të shkuar në burg, për të vuajtur dënimin për keqpërdorime financiare gjatë periudhës si ish-ministër i mbrojtjes në vitet 2001- 2002.

Vendimi për dënimin u shqiptua nga Gjykata shkallës së dytë, ajo e Apelit, e cila përfundimisht vendosi mbi aferën e ashtuquajtur “Pjesë të tankeve”, ku Buçkovski në cilësinë e ministrit të mbrojtjes në vitin 2001 kishte bërë porosi të pjesëve rezervë të panevojshme të tankeve.

Gjykata themelore kohë më parë e dënoi me 3,5 vite burg, por ajo e Apelit sot i zvogëloi dënimin në 2 vjet.

Buçkovski akuzohet bashkë me ish-shefin e shtabit të përgjithshëm të Armatës, Metodija Stamboliski dhe tre të tjerë, të cilët u akuzuan me burgim të njëjtë dhe se ata bashkërisht kishin dëmtuar buxhetin për 2,5 milionë euro.

Buçkovski në vitin 2001 ka qenë ministër i mbrojtjes në qeverinë e shpëtimit gjatë periudhës së konfliktit të 2001, ndërsa të njëjtën detyrë e vazhdoi deri në vitin 2004, ndërsa në vitin 2005 u bë kryeministër i vendit si kuadër i partisë Lidhja Social Demokrate Maqedonase.

Lajme të ngjashme

Back to top button