Shqiptarët në Beograd, marrëveshja afër

Edhe nuk është një po zyrtare, por duket se në Beograd dhe Elbasan mund të ketë tifozë. Kështu shkruan ‘Sport Ekspres’ në Shqipëri, që i referohet edhe burimeve në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Pas akullit të një dite më parë mes FSHF-së FSF-së të Serbisë, duket se palët janë ulur. Madje mund të thuhet se po negociohet për të pasur tifozë kuqezinj në stadium. Nuk ka ende asgjë zyrtare, por ka shumë gjasa që kuqezinjtë të mbështeten nga më shumë se 2000 tifozë në stadiumin e Beogradit.

Mes palëve është UEFA negociatore, por edhe dy kryeministrat të cilët një javë më pas do të zhvillojnë një takim që ka 68 vite që pret. Serbia i tha një ditë më parë jo Shqipërisë dhe tifozëve shqiptarë për të qenë në stadium në Beograd. Federata serbe kish sjellë një shkresë ku ka refuzuar kërkesën e federatës shqiptare për të dhënë 5 përqindëshin e biletave dhe normalisht për të mos pasur tifozë në Beograd.

Arsyeja sipas tyre ka të bëjë me sigurinë në stadium dhe sigurinë e jetës së vet tifozëve shqiptarë. Federata serbe nuk garanton dhe nuk mban përgjegjësi për tifozët që do të jenë në stadium. Në këto kushte FSHF nuk di ç’të bëjë, por i është drejtuar UEFA-s. Është kjo e fundit që do të vendosë përfundimisht nëse do të ketë tifozë shqiptarë në Beograd apo jo.(Arena)

Lajme të ngjashme

Back to top button