Dhjetëra vite burg për rastin “Milka”

Gjykata e Shkupit dënoi me burg prej 3 muaj deri në mbi 8 vite, 30 të akuzuar për kontrabandën e gjedheve nga Maqedonia në Shqipëri.

Në këtë operacion të koduar “Milka” ishin ndaluar dhjetëra të dyshuar përfshirë edhe pjesëtarë të policisë kufitare të Maqedonisë, por edhe shtetas shqiptarë që ishin përfshirë në kontrabandimin e kafshëve, kryesisht gjedheve.

Në gjykatë sot u shqiptua dënimi për 17 të pranishmit, të gjithë shtetas të Maqedonisë, ndërsa shtetasit e dënuar shqiptarë janë në arrati.

Në këtë rast, njëri nga pjesëtarët e policisë së Maqedonisë është shpallur i pafajshëm.

Operacioni i arrestimeve u zhvillua në korrik, kur ka rënë në duart e policisë grupi kontrabandues që kishte blerë gjedhet në Maqedoni dhe i shiste në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Back to top button