“Komitët” ende “zbukurojnë” shkollën fillore Zhivko Brajkovski

Mbishkrimet në shkollën fillore “Zhivko Brajkovski”, në komunën e Butelit vazhdojnë të qëndrojnë në muret e vjetërsuar.

Prindërit disa herë reaguan për këto mbishkrime si dhe për parregullsitë e tjera që kishte kjo shkollë, mirëpo ato ende nuk janë mënjanuar.

Prindi Bekim Nuhiu sqaron për Portalb, se disa herë është bërë ankesë që mbishkrimet të hiqen por si duket kërkesat e tyre po hasin në vesh të shurdhër.

“Ky institucion arsimor në të cilin mëson vajza ime, nuk i ngjan një shkolle. Disa herë unë së bashku me prindërit e tjerë jemi ankuar se nuk figuron as emri i shkollës por në të ka grafite me fjalë vulgare si dhe janë shkruar fjalët Komiti, Vojvoda, Tekstil etj dhe nuk merret vesh se a është shkollë apo ndonjë shtab i komitëve”, tha Nuhiu.

Ai shtoi se si është e mundur që dy objektet tjera shkollore që janë në afërsi të saj, janë aq të rregulluar, kurse ky në gjendje të mjerueshme.

“Pak metra më larg gjenden edhe dy çerdhe për fëmijë, dhe ato ngjajnë në një shkollë, kurse kjo në të cilët mësojnë shqiptarët duket si në shtab i komitëve dhe askush nuk ndan mjete për të lyer atë”, tha Nuhiu.

Kohë më prindërit e fëmijëve të kësaj shkolle u ankuan edhe për atë që mësimdhënësit dhe drejtoresha e kësaj shkolle u kanë kërkuar fëmijëve nga 1500 denarë për material harxhues që nevojitet për zhvillimin e mësimit.

“Nga prindërit kërkohen nga 1500 den  për material harxhues, mirë ne kërkuam llogari bankare për të kryer pagesën por na thanë se nuk pranojnë të bëhet pagesa nëpërmjet bankës por vetëm me pare në  dorë. Unë personalisht kërkova që pagesën ta bëj me kartelë por nuk mu mundësua. Sa është legal ky veprim që po ndodh në këtë shkollë”, shtoi Nuhiu.

Ndërkaq sa i përket lyerjes së shkollës dhe vendosjes së pllakës në të cilën do të figuron emri i shkollës, nuk arritëm të marrim prononcim nga Komuna nën të cilën bie kjo shkollë, se kur do të realizohen kërkesat e prindërve.

Lajme të ngjashme

Back to top button