Aeroporti i Donjeskut në flakë, Rusia mohon sulmin

Këshilli i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës ka lëshuar një video, për të cilin thotë se është  një sulm i rebelëve pro-ruse, në aeroportin e Donetskut gjatë natës së kaluar. Në materialin filmik shfaqen ndërtesat dhe rrugët e ndezura nga flakët, ndërkohë që shpërthimet e bombave dhe armatimeve dëgjohen gjatë gjithë videos.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Andriy Lysenko deklaroi se nga bombardimet nuk ka pasur të lënduar nga radhët e forcave ushtarake të Ukrainës. Në një konferencë për shtyp, ai tha se militantët pro-rusë dështuan në dy përpjekje të tyre për të marrë kontrrollin e aeroportit dhe më pas nisën të qëlllojnë në distancë më Granada dhe mortaja.

Githsesi armëpushimi i nënshkruar nga të dyja palët po prespektohet në pjesën më të madhe të lindjes së Ukrainës, pavarësisht incidenteve të tilla.  Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko ka deklaruar se kriza është zbutur ndjeshëm dhe situata është drejt përmirësimit, pas marrëveshjes së nëshkruar prej tij tre javë më parë.

Moska mohon çdo përfshirje të drejtpërdrejtë ushtarake në konflikt, në të cilin më shumë se 3.000 persona kanë humbur jetën. Memorandumi i firmosur në Minsk parashikon që  palët të tërheqin artilerinë e rëndë dhe krijimin e një zone mbrojtëse, e cila do të monitorohet nga OSBE-ja,  Ukraina dhe Rusia./ Oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button