fbpx

Modelet e flokëve në modë për ti mbajtur në zyrë

Ka shume modele flokësh te cilat mund ti krijoni ju vet ne mëngjes, para se te dilni nga shtëpia për te vajtur ne pune.

Te mbani flokët te rregullt kur jeni ne zyre nuk është vetëm një mënyrë për te mbajtur një lloj pozicioni ne profesion por edhe për te mos ju shqetësuar flokët qe bien vazhdimisht ne fytyre ndërsa punoni. Ka shume modele flokësh te cilat mund ti krijoni ju vet ne mëngjes, para se te dilni nga shtëpia për te vajtur ne pune. Disa janë me te vërtet te thjeshta disa me te përpunuara, zgjidhni atë qe bën për ju, edhe ne baze te veshjes.

Mënyra me e thjeshte, dhe me efekt te sigurt, për te mbajtur flokët ne rregull është mbledhja e tyre topuz, një as i vërtet ne dore për çdo femër, ky lloj modeli, ne fakt, mund te behet me flokë te gjate por edhe gjysme te gjate, me flokë te drejte por edhe kaçurrela, mund te behet i mbledhur mire ose dhe me i bute. Por ka edhe modele me te vërtet shume te lehta por qe shesh here i leme pas dore, si bishti i kalit i ulet apo gërsheti, te dy këto modele mund te punohen ne mënyrat qe dëshironi.

Kush ka flokë te shkurtër ka me pak probleme për te rregulluar ato, por kur mund te ndjeni njëfarë mërzitje përpiquni te gjeni një model i cili ju lejon te bëni ndonjë modifikim, ne këtë mënyrë do te keni një pamje gjithmonë ndryshe dhe shume profesionale.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close