Apel: Shteti të na siguroje liri dhe jo frikë

Sigurimi i lirisë së të shprehurit, dialogut dhe informimit në internet, mos të ketë censurë, privatësi në shoqëri të bazuar në dije e jo në përgjim si dhe kufizimi i masave për mbikëqyrje dhe mbledhjes masovike e të dhënave, ishin këto disa nga kërkesat që sot u shpalosën sot nga Fondacioni “Metamorfozis” e cila është bashkangjitur lëvizjes globale “Liri dhe jo frikë”. Ngjarja u zhvillua në Shkup si pjesë e Ditëve ndërkombëtare për aksion që zhvillohen prej 26 deri më 29 shtator 2014 të cilat i përkrahin mbi 150 organizata nga e gjithë bota.

“Apelojmë deri te institucionet mos të bëjnë evidentim masovik të komunikimeve dhe lokacioneve tona, të heqin dorë nga mbledhja masovike e të dhënave tona biometrike dhe kërkojmë mbrojtje nga mbikëqyrja në vendin e punës duke futur ligje efektive për mbrojtjen e të dhënave të të punësuarve.” tha Filip Stojanovski nga “Metamorfozis” duke theksuar se inisitucionet nuk duhet ti shkelin të drejtat e njerëzve duke marrë të drejtën për përgjim të çdo lloji.

“Është shumë me rëndësi të kemi liri të shprehjes në Internet, posaçërisht në kohën e sodit kur liria e mediave në Maqedoni është dukshëm e rrezikuar dhe sfera online është i vetmi vend ku mundemi të shprehemi. Megjithatë, nga ana tjetër, njëkohësisht është shumë me rëndësi që të dimë se të dhënat tona personale në Internet nuk do të keqpërdoren. Institucionet e vendit duhet gazetarëve tu sigurojnë të dhëna pa pengesë si dhe të bartin përgjegjësi nëse bëjnë shkelje të privatësisë së qytetarëve” tha Elida Zylbeari, kryeredaktore në Portalb.mk

Sipas ligjit për mbrojte të së dhënave personale, nuk lejohet të xhirohet vendi i punës, një vend publik apo një protestë duke mos dhënë arsye të qarta dhe duke mos siguruar se veprimi juaj nuk e cënon të drejtën e privatësisë.

Nëse qytetarët vlerësojnë se u është shkelur e drejta e tyre për privatësi ata mund të drejtohen te Drejtoria për mbrojte të të dhënave personale (DMDHP), apeloi Biljana Volçeska nga DMDHP.

Biljana Volçeska nga DMDHP.
Biljana Volçeska nga DMDHP.

“Kohëve të fundit, jemi dëshmitar të shtimit të rasteve ku është shkelur privatësia e dikujt. Qoftë ajo online apo në forma të tjera. Si drejtori kemi obligim ligjor të intervenojmë në rastet kur ndodh kjo ndërsa edhe qytetarët mund të drejtohen te ne nëse vlerësojnë së u është bërë një shkelje e tillë. Duhet të dihet mirë se institucionet dhe firmat private madje nuk mund të kërkojnë të dhëna nga të punësuarit duke mos u treguar qartë atyre se pse dhe për çfarë do ti përdorin të dhënat e tyre” tha Volçeska.

Sipas një hulumtimi të Fondacionit Metamorfozis të kryer në mars 2013, në Maqedoni është rritur numri i e-shitoreve nga 160 në 2012-tën, në 175 në vitin 2013. Edhe pse secila duhet të ketë të publikuara politikat e tyre të privatësisë , atë e kanë bërë 67% përqind e tyre.

“Këto 33% të e-shitoreve nuk i informojnë klientët e tyre se çfarë ndodh me të dhënat e tyre personale që ata i japin kur plotësojnë formularë gjatë blerjes online. Këto të dhëna janë: emri, mbiemri, adresa, numri i bankës dhe tjera. Me anë të ngjarjeve të këtilla është me rëndësi të ngrite vetëdija te publiku për ruajtjen e të dhënave personale” tha mes tjerash Tamara Reshavska nga “Metamorfozis”. /Portalb

Mos xhiro!
Mos xhiro!

Lajme të ngjashme

Back to top button