Ronaldo: Nuk është koha për pushim

Ylli portugez i Realit, Cristiano Ronaldo gjatë një intervistë për media ka deklaruar se ky është vetëm fillimi i sezonit dhe ai ndihet mirë kështu që nuk është e domosdoshme që të ulet në stol në asnjë ndeshje, pavarësisht kalendarit të ngjeshur që ka Reali i Madrid-it në këtë periudhë.

“Ndodhemi vetëm në fillim të sezonit dhe unë dua të luaj në çdo sfidë për fituar besimin në vetvete dhe për të arritur formën maksimale. Kur të vij momenti i duhur për të pushuar do ta bëj një gjë të tillë por tani jo”.

“Të përmirësohem akoma edhe më tepër është një nga objektivat që i kam vendosur vetes. Momentalisht jam mirë dhe nuk ndiej asnjë lloj dhimbjeje. Po eci me hapa të kënaqshëm, por pavarësisht se jam në rrugën e duhur dua të jap akoma më shumë”, tha Ronaldo.

Ronaldo vuajti shumë prej problemeve fizike në fundin e sezonit të kaluar por edhe gjatë Botërorit që u zhvilluar në Brazil./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button