Britney Spears më në formë se kurrë me look-un e ri

Pasi u nda nga i dashuri i saj David Lucado, ajo po bën disa ndryshime të dukshme.

Këngëtarja 32 vjeçare Britney Spears është shfaqur në Gjermani me një look ndryshe ku edhe po promovon linjën e saj të veshjeve intime The Intimate Collection, transmeton oranews.

Me flokë të shkurtër bjondë dhe me veshje të bardhë, Britney dukej më e bukur se kurrë teksa pranë saj qëndronin topmodelet.

Ajo siç duket e ka kaluar ndarjen me Lucadon pasi është parë mjaft e qeshur dhe në superformë.

Lajme të ngjashme

Back to top button