Mbi 6 milionë grekë në pragun e varfërisë

Gjashtë milionë e 300 mijë grekë kërcënohen seriozisht nga varfëria.

Një gjë e tillë dëshmohet nga raporti i Byrosë për buxhet të Parlamentit grek.

Gazeta helene ” Eleftorotipia” shkruan se më tepër se 2.5 milonë grekë po jetojnë nën pragun e varfërisë, ndërsa 3.8 milionë të tjerë rrezikohen seriozisht të bien në varfëri.

Si shkak i krizës, Greqia është sot shteti më problematik i Bashkimit Evropian dhe ku nuk ka një pagë minimale të sanksionuar me ligj.

Qeveria ka nisur të marrë masa përmes programeve të caktuara, të cilat do të vihen në zbatim gjatë vitit të ardhshëm./albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button