Buxheti pa debatin e opozitës, deputetët e VMRO-së, të kënaqur me politikat ekonomike

Sot u mbajt seanca e radhës për buxhetin e vitit 2015 në komisionin për Financa dhe Buxhet. Deputetët e VMRO DPMNE-së lëvdonin njëri-tjetrin për politikat ekonomike, ndërkohë që akuzonin opozitën, që e kishte cilësuar buxhetin e ardhshëm si social. Deputetët thanë se arka shtetërore nuk do të vuajë nga mungesa e parave, për projekte kapitale, për ndërtimin e rrugëve, për qendra klinike dhe diagnostikuese si dhe për investime në bujqësi.

“Nuk është aspak lehtë të udhëhiqet ekonomi, kur gjithë shtetet e rajonit janë në recesion. Qeveria e Maqedonisë përmes ELEM-it sivjet fillon një varg investimesh në qendrën turistike “Kodra e Diellit” dhe për këtë qëllim ka ndarë 30 milion euro. Do të ndërtohet një qendër moderne e cilësisë së lartë për skicim, që do të garantojë oferta cilësore dhe përvojë për skiatorët lokalë e rajonalë”, tha Cvetlana Karapetrova, VMRO DPMNE.

“Do të ketë ndërtim të hidro-sistemit Raven-Reçicë-Pollog. Do të fillojë ndërtimi i ujësjellësit kryesor me të cilin do të mundësohet ujitja e 3200 hektarëve tokë bujqësore, i cili do të kushtojë 100 milion denarë. Rehabilitimi i rrjetit të kanalit përreth fshatin Banjicë e Epërme, që kap vlerën prej 200 mijë denarësh. Përmes Ministrisë së transportit janë siguruar 4,5 milion denarë për ndërtimin e morgut në komunën e Gostivarit, në mënyrë që qytetarët e kësaj komune ta zgjidhin problemin e tyre shumë vjeçar”, deklaroi Sasho Akimoviq, VMRO DPMNE.

Deputetët përsëritën thuajse të njëjtin fjalim që mbajti dje ministri i financave, se deficiti buxhetor do të jetë 3,5% i Prodhimit të Përgjithshëm Bruto, se ekonomia do të rritet për rreth 4%, ndërsa kujtuan së shpejti rritjen e pagave të administratorëve, me 4 % dhe të pensioneve me 5 %.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button