Samsung dhe HTC ironizojnë deformimet e iPhone 6 Plus

Nuk kanë të sosur ankesat për “iPhone 6 Plus”-in.  Ngjarja ka “pushtuar” rrjetet sociale, prandaj edhe kompanitë rivale po shfrytëzojnë këtë rast për të ironizuar kompaninë. Një nga konkurrentët më të fort të “Apple”-it, “Samsung” ka përdorur këtë rast për të ironizuar gjigandin e “Kupertinos”.

“E lakuar. Jo e deformuar” ka shkruar kompania “Samsung” në faqen e saj zyrtare “Twitter”, ndërkohë që po shfaqte një foto të telefonit “Galaxy Note Edge”.

“Samsung” nuk e talli “Apple”-in vetëm për përmasat e mëdha të “iPhone 6 Plus”, por bëri edhe një video për të ironizuar eventin që zhvilloi “Apple” më 9 shtator.

Nuk ishte vetëm “Samsung” që e ironizoi, por edhe “LG” dhe “HTC”-ja iu bashkuan grupit. Po ashtu edhe kompani të tjera jo-teknologjike kanë ironizuar “Apple”-in.

Lajme të ngjashme

Back to top button