fbpx

Banorët e Tumçevishtit, kërkojnë asfaltimin e rrugës edhe në fshatin e tyre

Banorët e fshatit Tumçevishtë të Komunës së Gostivarit kanë bllokuar sot rrugën në hyrje të fshatit, në shenjë proteste, kundër komunës së Gostivarit, nga e cila kërkojnë që asfaltimi i filluar i rrugës nga fshati Çegran, të vazhdojë edhe në fshatin e tyre, deri në dalje të fshatit tek autostrada, transmeton Alsat.

“Nëse bëhet këtu katër metra edhe më tutje duhet ta bëjnë katër metra. Ne nuk jemi kundër. Ne duam të lidhemi edhe me Çegranin edhe me Autostradën.”

“Kërkesa jonë është të zgjerohet rruga nga këtu deri në fshat. Rruga që vjen nga Çegrani do jetë katër metra. Ne duam që nyjat edhe rruga jonë të jetë katër metra. Ka shumë vetura mbi 4000 apo 5000 vetura e maunë që kalojnë këndej, kurse rruga është e ngushtë. Kryetari na premtoi që do e bëjë rrugën dhe rrugicat tona, sepse jetojmë si në shekullin e 16-të.”

“Do protestojmë deri në vdekje. Derisa të bëhet rruga, do rrimë këtu. Ne nuk jemi kundër Çegranit. Le të ecin para ata, ama të bëhet edhe rruga jonë. Të zgjerohet që së paku dy vetura të kalojnë.”

Nga ana tjetër, në protestë së shpejti pritet të dalin edhe banorët e fshatit Çegran, të cilët janë shprehur të revoltuar nga banorët e Tumçevishtit se po pengojnë asfaltimin e rrugës, projekt i kërkuar nga ata prej vitesh me radhë.

“Ne kemi dalë për të ndërtuar rrugën këtu. Ana tjetër e ndërpret, ama nuk kanë të drejtë sepse prej Tumçevishte e më lart nuk ka projekt. Pa projekt nuk bëhet. Më se 20 vjet e presim këtë ditën e sotme dhe si përfundim del që pala tjetër ta ndalojë me vetëm 60 shtëpi, kurse ne me 10 000 banorë. Kjo nuk është gjë e drejtë.”

“Nuk na vjen mirë që protestojnë bashkëqytetarët tonë maqedonas sepse me mijëra vite jetojmë dhe asnjëherë nuk kemi pasur marrëdhënie të këqija me to. Gjithnjë në harmoni kemi qenë dhe nuk na vjen mirë që ata të dalin dhe të ndërpresin rrugën, sepse kjo rrugë nuk bëhet vetëm për ne, por bëhet edhe për ata.”

Kreu i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, i cili ndodhet në udhëtim zyrtar, përmes telefonit u shpreh për ALSAT: “Premtimi do mbahet dhe rruga e Tumçevishtit do të bëhet. Vetëm se ajo nuk do të fillojë këtë vit, sepse është parashikuar me buxhetin e vitit të ardhshëm. Ndërtimi i saj do bëhet në vitin 2015” u shpreh Bejta.

 

 

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close