Tetovë, VMRO-BDI ende pa marrëveshje, ka mundësi të përsëriten zgjedhjet

Nëse brenda  pesë ditëve VMRO dhe BDI nuk merren vesh për këshillin e Tetovës ka shumë gjasa që të kemi zgjedhje të parakohshme për këshilltarë në Tetovë.

Edhe pse BDI dhe VMRO janë në koalicion qendror ata nuk mund të merren vesh për të ndarë pushtetin në komunën e Tetovës.

Nga zyra e kryetares së komunës së Tetovës  për Portalb u përgjigjen shkurt,” Bisedimet janë duke vazhduar akoma”.

Kushtet që VMRO-DPMNE i kërkon nga BDI jo-zyrtarisht i kemi të njohura, partneri maqedonas kërkon leje për ndërtimin e një kishe në qendër të Tetovës, drejtoreshë në një çerdhe në qytet , në një shkollë të mesme, drejtorin e NPK-së dhe disa vende pune.

Nga VMRO-DPMNE dega Tetovë kohë më parë për Portalb konfirmuan se  për Tetovë ekziston një marrëveshje e nënshkruar  të cilën nuk i përmbahet BDI-ja, por nga BDI nuk kanë dashur të konfirmojnë  një gjë të këtillë.

Kjo është hera e parë që në Tetovë, nuk mund të formohet shumica në këshillin komunal. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button