664 milionë euro ndihmë nga BE-ja për Maqedoninë

Republika e Maqedonisë do të fitojë gjithsej 664,2 milionë euro deri në vitin 2020 nga Bashkimi Evropian (BE) në suaza të Instrumentit për ndihmë parainkuadruese (IPA-2)..

Siç publikoi sot eurokomisari për zgjerim Shtefan Fyle, Bashkimi Evropian do t’i mbështet përpjekjet për reforma të Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi në shtatë vitet e ardhshme,  janë paraparë gjithsej 11 miliardë euro përmes Programit IPA-2 për vendet kandidate dhe kandidatët potencial, prej të cilëve 665 milionë euro për Maqedoninë.

Sipas projektimeve të Komisionit Evropian, për Maqedoninë këtë vit janë të qashshme 85,7 milionë euro nga IPA-2. Për vitin e ardhshëm vendi ynë ka në dispozicion 88,9 milionë, për vitin 2016-91,6 milionë 2017-94,9 milionë euro dhe në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2020- 303,1 milionë euro.

“Kjo ndihmë e ripërtërirë është lajm shumë i mirë për rajonin për zgjerim. Kjo do të ndihmojë në mbështetjen e këtyre vendeve me perspektivë evropiane t’i implementojnë reformat që do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë te qytetarët dhe do t’u ndihmojnë të përparojnë në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe të ndërtojnë ura me fqinjët e tyre” theksoi komisari për zgjerim dhe politikë fqinje, Shtefan Fyle.

Kjo ndihmë financiare i targeton prioritet strategjike për vendet që dëshirojnë të kyçen në Union, si dhe përforcimin e bashkëpunimit rajonal dhe territorial dhe investimet. Zona kyçe përshinë sundim dhe reforma të administratës ublike, sundimin e së drejtës dhe të drejtat themelore, si dhe mbështetjen e rritjes ekonomike dhe konkurrencën.

Lajme të ngjashme

Back to top button