Gostivari kërkon fitore ndaj Shkupit

Java e 7-të në Ligën e Dytë republikane në futboll sjellë derbin e madh midis dy skuadrave më të mira shqiptare, Gostivarit dhe Shkupit, të cilët aktualisht e mbajnë kreun në tabelën e klasifikimit.

Gostivari para publikut vendas kërkon fitoren e madhe ndaj Shkupit dhe në rast fitoreje të gostivarasve, për djemtë nga Çairi kjo do të ishte humbja e parë në sezon.

“Edhe pse kishim ndeshje për Kupë, mirëpo gjithë koncentrimi ka qenë për këtë ndeshje dhe ne shpresojmë të jemi ekipi i parë i cili do ja mundësoje ekipit të Shkupit që ta shijoje disfatën. Besoj se pikët do ngelin në Gostivar, pa marrë parasysh neve na vjen ekipi më i mirë ose ekipi i fundit i tabelës për ne tre pikët janë më së të domosdoshme”, tha trajneri i KF Gostivarit, Mensur Jakupi.

“Besoj se do ta befasojmë Shkupin, 3 piket do ngelin në Gostivar. Respekt për Shkupin, mendoj se ka ekip cilësor, por mendoj se ne jemi të përgatitur që pikët të ngelin në Gostivar”, deklaroi mbrojtësi i krahut të majtë të KF Gostivarit, Liris Bexheti.

Në ekipin e Gostivarit kthehet sulmuesi Brilijant Syla i cili pësoi lëndim në ndeshjen kundër ekipit të Euromilkut javën e kaluar, pas çka mungoi në ndeshjen në mes javë kundër Renovës.

Ndeshja Gostivari – Shkupi zhvillohet të shtunën me 27 shtator me fillim në ora 15:30 në stadiumin e qytetit në Gostivar.

Lajme të ngjashme

Back to top button