Ademi: Dënimet nuk janë për të frikësuar prindërit dhe arsimtarët

Deklarata e djeshme se do ët ketë dënime deri në 200 euro për mos ndjekje të mësimit, sipas ministrit Ademi nuk është për të frikësuar prindërit dhe arsimtarët, por informim se arsimi fillor dhe i mesëm është i detyrueshëm.

Ministri, Abdilaqim Ademi, thotë se SASHK është partnere e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe se vetëm nëpërmjet dialogut social mund të shqyrtohen kërkesat e tyre.

I pyetur se çfarë do të bëjë ministria nëse greva e Sindikatës fillon më 29 shtator dhe a ka një plan për nderimin e arsimtarëve? Ministri Ademi tha se kjo është detyrë e komunave si themelues të shkollave, ndërsa shkollat shtetërore janë detyrim i Ministrisë. “Kur do të bindemi se mësimi nuk zhvillohet atëherë do të ndërmarrim masa ligjore”, thotë Ademi.

Lajme të ngjashme

Back to top button