Rrihet një shtipjan deri në alivanosje

Një shtipjan 28 vjeçar është pranuar në Qendrën urgjente në Shkup, pasi rreth orës 1 pas mesnate është rrahur dhe lënduar në Shtip nga një autor i panjohur njofton policia.

Për shkak të lëndimeve, D. I. (28) është alivanosur, dhe është dërguar në Qendrën medicinale në Shtip, mirëpo për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Qendrën urgjente në Shkup.

Policia është duke ndërmarrë masa për zbulimin e autorit të kësaj vepre. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button