Sërish vidhet Posta e Maqedonisë

Policia ka zbardhur dy raste të vjedhjes në Postën e Maqedonisë. Sipas policisë vjedhësit janë kapur pas gabimit që e ka bërë njëri prej tyre.

Ato kanë operuar me automjete të vjedhura që më herët i kanë vjedhur nga parkingu më i afërt. Kështu në një moment vetura e vjedhur është vërejtur nga një kontroll policor. Policët nuk kanë pritur dhe menjëherë kanë filluar të ndjekin veturën, duke mos e ditur se të njëjtit kanë vjedhur Postën. Nga paniku, vjedhësit kanë harruar njërën nga valixhet ku ishin vendosur paratë e vjedhura.

Për policët ishte befasuese kur panë se në valixhe nuk ishte hequr letra nga bagazhi i Aeroportit të Shkupit. Nëpërmjet të dhënave të letrës, policia ka arritur të njohë njërin nga vjedhësit.

Nga MPB zyrtarisht vërtetojnë se kanë zbardhur dy raste të vjedhjes në Posta por nuk kanë zbuluar detaje.


Lajme të ngjashme

Back to top button