VMRO dhe BDI, liderë në anketën e IRI-t

Sipas anketës më të re të IRI-t, nëse nesër do të mbahen zgjedhjet parlamentare, VMRO-DPMNE do të fitonte 19 për qind të votave, BDI do të kishte më shumë vota se LSDM, repsektivisht 13 për qind, LSDM 10 për qind dhe PDSH vetëm 3 për qind.

Dallimi në besimin e dhënë sipas kësaj ankete ëhstë shumë I madh. Kryeministri Nikolla Gruevski ka 22 për qind, pas tij Ali Ahmeti  me 9 për qind, Zoran Zaev me 4 për qind, Gjorgje Ivanov 3 për qind ndërsa me nga 2 për qind janë Menduh Thaçi dhe Rufi Osmani dhe Radmilla Sheqerinska. Ndërsa 27 për qind e të anketuarve janë shprehur se nuk kanë besim në asnjërën parti.

Lajme të ngjashme

Back to top button