Besimi: MPJ të jep shpjegim për reagimin ndaj SHBA-ve

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Fatmir Besimi, në intervistën e së dielës për Radion Evropa e Lirë, kërkon një shpjegim logjik të reagimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme ndaj Uashingtonit zyrtar.

Në intervistë, Besimi thotë se opinionit i duhet sqaruar me një shpjegim logjik arsyeja e reagimit, si dhe të sqarohet pozicioni i Shkupit, për të mos krijuar, siç thotë ai, hapësira për interpretime të ndryshme në opinion.

Besimi thotë se priret t’i besojë deklaratës së ambasadorit amerikan, Poll Uollers, i cili sqaroi se paraqitja e pasardhësit të tij Xhes Bejli është keq raportuar në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button