Presione kundër grevës, arsimtarët kërkojnë pushim mjekësorë

Presione dhe kërcënime kundër grevës së arsimtarëve, janë të dukshme me qëllim që të mos ketë suksës greva, thonë nga SASHK në rajoni Strumnicës  dhe Radovishit, transmeton Nova tv.

“Nga dje kolegët kanë filluar nëpërmjet telefonit të paraqiten dhe të tregojnë se kanë presione të mëdha për të mos dalë në grevë. Sot nga komuna Bosilovo, për këto shkaqe nuk do të und ta përkrahin grevën të hënën.” , thotë kryetari I Sindikatës në Strumicë, Nikolla Qorllev.

Ai thotë se i frikësojnë prindërit dhe profesorët me dënime në para dhe lëshim nga puna edhe pse nuk kanë asnjë bazë juridike për ta bërë këtë.

Siç transmeton “Nova tv”, nëpër shkolla sot duhet të vërtetojnë vendimin për të dalë në grevë, por, ka edhe presione të ndryshme tek profesorët të cilët nuk janë anëtarë të sindikatës.
Një profesor nga Strumica, thotë se gjatë kohës së grevës do të marrë pushim mjekësore me qëllim që tu ikë presioneve, duke mos dashur që të përkrahë vendimin për të mos dalë në grevë.

Nga Ministria për arsim vetëm disa ditë para grevës, kanë dërguar apel te prindërit nëse nuk i lëshojnë fëmijët të hënën të shkojnë në shkollë do të paguajnë dënim prej deri në dy mijë euro për shkak të pengimit të procesit mësimorë të fëmijëve të tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button