Kriza politike mund të përfundojë me zgjedhje të reja

Ngecje me çështjen rreth emrit, ngecje në procesin euroitegrues, raporti negativ për progresin e Maqedonisë drejt BE-së dhe opozita jashtë Kuvendit janë arsyet që partia e Ali Ahmetit i thekson si mundësi për zgjedhje të reja parlamentare, thonë nga BDI për Dnevnik.

Zgjedhjet, deri më tani nuk janë vendosur në tavolinë, por nga BDI thonë se nëse vazhdon kjo krizë politike dhe e gjithë opozita vendos që të mos kthehet në Kuvend atëherë do të kërkojnë edhe zgjedhje.

Përgjegjësia për zgjedhje të reja eventuale do ti takojë kryesisht opozitës, thonë nga BDI.

Nga VMRO-DPMNE për Dnevnik thonë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë në agjendën e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button