Frizerja në gjyq për mashtrim me banesa

Frizerja Bllagica Donçevska, e cila është e akuzuar për mashtrim të 40 qytetarëve, për shitje të banesave, sot para gjyqit duhet të japë deklaratë në lidhje me akuzën e ngritur ndaj saj.

Ajo me mashtrim ka arritur të përfitojë qindra mijëra euro, duke iu prezantuar klientëve të saj si përfaqësuese e qeverisë që punën në një projekt për sigurimin e banesave për çiftet e reja bashkëshortore, rastet sociale dhe personat me nevoja të veçanta.

Sipas MPB-së, Donçevska ka mashtruar 40 persona, të cilët është dashur një pjesë të shumës së banesës ta paguajnë vetë, ndërsa pjesën tjetër gjoja do ta mbulokan ambasadat e huaja. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button