Ndalohet hedhja e celularëve në kontejner, dënimi 60 euro

Nga 1 janari 2015, qytetarët e Maqedonisë nuk  do të duhet as të mendojnë që të hedhin në kontejner kompjuterë, frigorifer, televizor apo diçka tjetër nga teknika e bardhë, si dhe aparate të tjera elektrike dhe elektronike siç janë, celularë, iPad etj. Nuk guxojnë as ti vendosin në hapësira publike. Dënimi është 60 euro për personat fizik.

Prej tyre mund të lirohen vetëm nëse e dërgojnë tek prodhuesi i cili është i obliguar që ti pranojë ose në një nga pikat e grumbullimit, që është obligim ligjor të ketë çdo komunë në Maqedoni.

Ndërmarrja publike higjiena komunale ka formuar një pikë grumbullimi për riciklimin e mbeturinave të këtij lloji në Komunën e Karposhit. Nga viti i ardhshëm ky obligim për grumbullimin e mbeturinave elektronike kalon në subjekte të tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button