Mbetet ende i pazbardhur rasti i familjes Zekiri nga Radishani

Familja Zekiri nga Radishani ende mbetën të traumatizuar nga ngjarjet e më hershme, ku ata u sulmuan disa herë në shtëpinë e tyre.

Kryefamiljari Faik Zekiri bën të ditur se tani më një kohë të gjatë nuk është duke punuar shkaku që frikësohet ta lenë familjen vetëm në shtëpi.

“U bë një kohë e gjatë që nuk punoj, jam marrë me biznes familjar por ja që rrethanat ma pamundësojnë që të shkoj në punë. Frikësohem ta lë vetëm familjen, çka nëse ju ndodh diçka”, tha për Portalb, Zekiri.

Ai shton se nga incizimet dhe dëshmitë të ata kanë dorëzuar në polici, ende nuk është ndërmarrë asgjë.

“Nëna duheshe të paraqitet si dëshmitare, po ja kaluan muaj dhe atë as që e kanë kërkuar. Është e tmerrshme, ata të cilët na bën dëm, të cilët na rrezikuan jetën, enden të lirë dhe pa asnjë problem, kurse ne, fëmijët tani i përcjellim çdo ditë në shkollë dhe i marrim nga shkolla nga frika se mos do të ju ndodh diçka në autobusë apo gjatë rrugës”, tha Zekiri.

Ai shtoi se nga kryetari i komunës së Butelit më nuk kanë dëgjuar dhe nuk dinë asgjë për masat e sigurisë se a janë ndërmarrë.

“Prej atij takimi në të cilin ishim, më nuk na ka ftuar madje as që e dimë se a janë ndërmarrë masat e sigurisë për të cilat ai tha që do merren. Nuk di çfarë të them, jemi ende në frikë, askush nuk lodhet për neve”, tha Zekiri

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), thonë se procedura është ende në proces e sipër dhe se ankesa së fundi nuk kanë marrë nga kjo familje.

Zekiri thotë se nuk ka pasur sulme apo ngacmime të drejtpërdrejta, por pas asaj që ndodhi, si mund të flemë të qentë, shton ai.

Ndërkaq familja Zekiri disa herë është sulmuar nga huliganët maqedonas të cilët nuk kursejnë asgjë për t’i shqetësuar dhe maltretuar ata.

Lajme të ngjashme

Back to top button