Sëmundjet e zemrës fajtore për vdekjen e 11 mijë personave në Maqedoni

Në Maqedoni më shumë persona vdesin nga sëmundje të zemrës. Nga gjithsej 19 mijë raste të vdekjes në vit, vetëm 11 mijë janë për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare. Ndërsa në 10 mijë banorë regjistrohen 3 mijë persona me sëmundje të zemrës.

“Qëllimi jonë është që ngritim vetëdijen e qytetarëve për nevojën e të jetuarit shëndetshëm, e cila do të parandalojë këto sëmundje”, deklaroi Elena Kosevska nga Instituti për Shëndet Publik me rastin e 29 shtatorit-Ditës botërore e zemrës.

Këtë vit kjo ditë shënohet me moton ‘Jeto, puno, luaj, bashkangjitu’. 10 mijë qytetarë kanë bërë kontrollime parandaluese pa pagesë që po kryhen në gjithë vendin.

Në shtetin fqinj, Serbinë çdo ditë pësojnë infarkt 47 njerëz ndërsa 15 prej tyre humbin jetën. Në botë çdo vit nga sëmundjet kardiovaskulare vdesin rreth 17 milion njerëz.

Lajme të ngjashme

Back to top button