Shqetësuese: Për një muaj pesë të sëmurë nga HIV/SIDA në Maqedoni

HIV/SIDA po përhapet në Maqedoninë Lindore. Për 5 javë, janë regjistruar 5 raste të reja. Tre nga ato janë student nga Universiteti i Shtipit. Më i riu është 19 vjeç ndërsa dy të tjerët 24 dhe 25 vjeç.

Nga pesë të regjistruarit vetëm njëri ka pasur SIDA dhe tani më ka vdekur. Të tjerët janë bartës të virusit. Sipas epidemiologëve numri është alarmant ndërsa është shqetësuese edhe mënyra e bartjes së virusit.

Dy janë nga Shtipi, një nga Koçani, një nga Shkupi dhe një nga Kumanova.

Numri i përgjithshëm i personave që vuajnë nga HIV/SIDA në Maqedoni është 31.

Lajme të ngjashme

Back to top button