Ballistët bëjnë thirrje: “ECOLOG THUAJ PO”

Tifo grupi “Ballistët” po këmbëngulin që kompania “Ecolog” të merr menaxhimin e skuadrës së tyre të zemrës, Shkëndijës dhe më në fund ti jepet fund problemeve financiare që po e përcjellin ish-kampionin e Maqedonisë. Ata mbrëmë kanë vendosur dy pëlhura me mbishkrimin: “ECOLOG, THUAJ PO” dhe “Ecolog për Shkëndijën”.

Grupi i tifozëve “Ballistët” gjithashtu për sot në ora 14.00 kanë bërë thirrje për të mbajtur një mbledhje që do të zhvillohet para Pallatit të Kulturës.

“Ballistët” kanë bërë apel deri te tifozët që të respektojnë thirrjen e tyre për pjesëmarrja masive në mbledhje. “Ballistët do të mbajnë mbledhje urgjente, në të cilën janë të obliguar që të marrin pjesë të gjithë tifozët e klubit të zemrës!

Duke mos munguar asnjë (i vogël dhe i madh), prania juaj është më se e nevojshme, sepse bëhet fjalë për fatin e skuadrës! Pasi u ndërmorën aksione të shumta nga armata kuqezi, për një Shkëndijë të fuqishme, ne nuk do të ndalemi me kaq, por do të vazhdojmë deri sa ta shohim simbolin e qytetit ashtu siç duam ne! Përkrahja e gjithë qytetit na duhet në këto momente të vështira!”, kanë shkruar në faqen e tyre zyrtare të rrejtit social “Facebook” grupi i tifozëve “Ballistët”.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button