Zaev: BDI në pushtet për interesa personale, PDSH kontrollohet nga Mijallkov

Kryetari i opozitares LSDM Zoran Zaev, në emsionin “Rruga drejt” në Alsat-M, mes tjerash tha se VMRO patjetër të ulet të bisedojë me të në interes të shtetit.

Zaev ka kritikuar rëndë dënimet maksimale ndaj protestuesve të rastit ‘Monstra’. Duke folur për BDI-në dhe PDSH-në, ka theksuar se ata tërësisht kontrollohen nga Nikolla Gruevski.

“Nuk shoh opozitë te shqiptarët, BDI si që dihet është e dorëzuar plotësisht nga interesat personale në pushtet, por të krijohet përshtypja se edhe PDSH është e lidhur me VMRO-në, është një ‘Sushiko koalicion’, argumentet, pra janë se është e kotrulluar nga Sasho Mijalkov. Unë dua që të ketë një opozitë të fuqishme tek shqiptarët. Jam i gatshëm të komunikoj me gjitha partitë shqiptare. Pra, nuk kam parajgykime, qëndrimet e LSDM-së janë të kristalta dhe të pastra”, ka thënë më tej Zaev, në emisionin “Rruga drejt” në Alsat-M.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Ti more Zaev vèlla i Cèrvenkovskit edhe Ti Je njè mut si Gruevski dhe Mijallkovi kur janè nè pyetje Shqiiptarèt. Por,ti djek bitha se nuk je Ti me LUJT KARRÈT ME SHQIPTARÈT

Back to top button