Edhe Giggs lavdëron Januzajn

Ylli i Manchester United, Ryan Giggs, ka thurur lavde për talentin kosovar, Adnan Januzaj. Pas ndeshjes së shkëlqyer që Januzaj e zhvilloi kundër Yjeve të Tailandës, Giggs ka theksuar se mesfushori kosovar ka një të ardhme të ndritur te ‘Djajtë e Kuq’.

“Adnani është i talentuar. Ai ka treguar talentin e tij në stërvitje, pasi ka qenë me ne për një kohë në parapërgatitje. Tani ai e ka bërë të njëjtën gjë edhe në një ndeshje. Ai duket një lojtar me të ardhme dhe ai do të fitojë përvojë duke luajtur para turmave të tifozëve. Por, ai është i ri dhe nuk duhet të dal nga vetja e tij. Ai tani duhet të mësojë nga më të vjetërit dhe ta bëj më të mirën që mundet”, ka deklaruar Giggs për mediat britanike.

Januzaj ka qenë talenti më i përfolur në ishull gjatë ditëve të fundit, duke u konsideruar si e ardhmja e Manchester United.

Lajme të ngjashme

Back to top button