Serbia jep “JO” për tifozët shqiptarë në Beograd

Serbi-Shqipëri do të luhet pa tifozë. Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Lajmi i sapoarritur në zyrat e FSHF-së ka shtangur jo pak tifozë shqiptarë që ishin bërë gati për të udhëtuar për në Beograd. Një burim nga zyrat e FSHF-së i ka thënë portalit Asport.info se ndeshja Serbi – Shqipëri do të luhet pa tifozë. “Sapo morrëm përgjigje se  ndeshja Serbi- Shqipëri do të luhet pa tifozë, pasi pala serbe nuk garanton siguri për tifozët shqiptarë” ka thënë shkurt burimi.

Ditëve të fundit janë shtuar zërat në Serbi të cilët duke parë interesimin e tifozëve shqiptarë, u druheshin fërkimeve të mundshme. Edhe vetë krerët e FSHF-së kishin nisur përgaditjet për përpilimin e listave për pjesëmarrësit dhe sigurimin e biletave, por si duket autoritetet serbe nuk janë të gatshme të marrin përgjegjësinë e sigurisë që u takon.

Edhe vet kreu i FSHF-së, Armando Duka në një intervistë ka thënë se tifozët si shqiptarë ashtu edhe ata serbë duhet të lejohen të udhëtojnë në përkrahje të ekipit kombëtar të tyre.

Ky lajm shuan gjasat që në stadiumin e Partizanit të Beogradit të dëgjoheshin thirrjet “Shqipëri, Shqipër” apo edhe të valonte flamuri kuq e zi.

Lajme të ngjashme

Back to top button